Protestat do të përshkallëzohet/ Zbulohet plani, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të shndërrohet në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 20:34

Protestat do të përshkallëzohet/ Zbulohet plani, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të shndërrohet në…

Edhe në Korçë si në të katërt stadiumet e tjera të vendit ku do të luhej java e parë e Superiores topi nuk është rrotulluar. Madje kapitenet e dy ekipeve kane lexuar një letër proteste ku theksohej se topi nuk do të lëvizë për aq kohë sa qeveria nuk reagon.

BOJKOTI

Madje burime të siguruara bëjnë me dije se protesta do te përshkallëzohet deri në një protestë të madhe e cila do të mbahet përpara kryeministrisë.

 

Te njëjtat burime thane se bulevardi “Dëshmoret e Kombit” do të shndërrohet në fushë futbolli për të gjitha moshat që nga akademitë e vendit e deri tek ekipet e të rriturve. Te cilët në vend të protestave të dhunshme do të zgjedhin të demonstrojnë me atë që dine të bëjnë më mire, lojën e topëkembës. Skënderbeu dhe Vllaznia kanë treguar sot nga juglindja se topi vështirë të rrotullohet pa ndryshuar rregullat e lojës.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"