Protagonisti i Kombëtares në Europian nis aventurën e re, fillon karrierën e trajningut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2021 | 18:38

Protagonisti i Kombëtares në Europian nis aventurën e re, fillon karrierën e trajningut

Ish-mesfushori i Kombëtares, Burim Kukeli do të hapë një kapitull të ri në karrierën e tij futbollistike, atë të zëvendëstrajnerit.

kukeli

37-vjeçari është emëruar ditën e sotme si zv.trajner i ekipit zviceran Vil duke u larguar nga Kriensi, aty ku u aktivizua për 2 vite si futbollist, ndërsa sezonin e kaluar kishte dhe rolin e asistentit të trajnerit.

Kukeli po tenton të hyjë në skenën e trajningut në Zvicër, në një vend ku ka luajtur të gjithë karrierën e tij gjë që e bën dhe me të thjeshtë për 37-vjeçarin.

Ish-mesfushori luajti 27 ndeshje me Kombëtaren në 5 vite, ndërmjet 2012 dhe 2017 ndërsa ishte pjesë e Kombëtares në arritjen historike kur morëm pjesë në Kampionatin Europian në vitin 2016.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"