Protagonist te penalltia e dytë, Telushi flet për 2 vendimet e Juxhin Xhajës që përmbysën derbin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 20:00

Protagonist te penalltia e dytë, Telushi flet për 2 vendimet e Juxhin Xhajës që përmbysën derbin

Mesfushori i Partizanit Bruno Telushi nuk pranoi të komentonte vendimet e arbitrit Juxhin Xhaja për dy penalltitë në favor të bardhebluve, të cilat u kthyen në gola nga Idriz duke përmbysur golin e Uilliam Kordeiros.

2233

Futbollisti vlonjat ishte protagonist në penalltinë e dytë, pasi nga ndërhyrja e tij kundër Elton Kalesë erdhi dhe penalltia e dytë në favor të Tiranës.

“Po, është e vërtetë, e nisëm ndeshjen shumë mirë ndeshjen. Për 2 penalltitë e Tiranës, nuk di çfarë të them. Arbitri ashtu e mendoi dhe dha atë vendim”, përfundoi Telushi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"