PROPOZIMI/ “Ndeshje miqësore Kosovë – Serbi në Prishtinë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2016 | 12:50

PROPOZIMI/ “Ndeshje miqësore Kosovë – Serbi në Prishtinë”

Ish-gazetari sportiv serb Milojko Pantiç ka bërë një propozim të fortë që mund të përphapë polemika dhe pakënaqësi mes tifozëve dhe jo vetëm. milojko panticvAi ka propozuar që të zhvillohet një ndeshje miqësore mes Kosovës dhe Serbisë në Prishtinë, në mënyrë që të zbutet dialogu mes dy shteve fqinje për ti dhënë fund konflikteve.“Në mënyrë që të normalizohen raportet edhe në futboll, nëse përfaqësuesit politikë kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim, më e mira do të ishte që kjo të fillojë nga futbolli me një ndeshje Kosovë – Serbi në Prishtinë.Dhe, kështu që njëherë e përgjithmonë të zgjidhet ai problem- deklaroi Pantiç për radio “Evropa e Lirë”.KosovaDëshira e tij për të përmirësuar raportin mes dy vendeve ka shtuar gjithashtu që do të ishte mirë të krijohej një ligë rajonale me skuadra nga Serbia, Mali i Zi dhe Kosova.

“Të krijojmë një ligë regjionale, Kosova, Mali i Zi, Serbia. Kjo do të ishte një ligë e vërtetë. Prishtina, Kragujevci, Kraljea, Nish, Krushevci, Podgorica, Nikshici, Novi Sad, një ligë regjionale në futboll”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"