Propozimi i spanjollëve për Interin: Luajmë një ndeshje të vetme në fushë neutrale dhe….

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2020 | 20:28

Propozimi i spanjollëve për Interin: Luajmë një ndeshje të vetme në fushë neutrale dhe….

Klubi i Getafes i propozon Interit dhe UEFA-s që të zhvillojë sfidën e parë të raundit të 1/16-ave të Ligës së Europës në një fushë neutrale.

getafe-e1582895739803

Drejtori i menaxhimit në klubin spanjoll Klemente Valverde u shpreh zyrtarisht se falenderon qeverinë e futbollit europian për pezullimin e takimit të nesërm me zikaltërit, por kërkon që UEFA të shqyrtojë mundësinë e zhvillimit të kësaj sfidë në një fushë neutrale, jashtë Italisë dhe Spanjës.

“Falenderojmë UEFA-n për mbështetjen e dhënë dhe ne do të pranojmë ҁdo vendim lidhur me ndeshjen, megjithëse nuk e dimë konkretisht se ҁfarë do të bëhet. Mund të zhvillohet takimi në një fushë neutrale”, deklaron zyrtari i klubit spanjoll Valverde.

Kujtojmë që UEFA vendosi pezullimin e 3  ndeshjeve të Ligës së Europës: Sevilja-Roma, Bazel-Eintraht Frankfurti dhe Inter-Getafe për shkak të situatës delikate të krijuar nga përhapja e koronavirusit në Itali, Spanjë dhe Zvicër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"