Propozimi i papritur i ministrit: Përballja Maqedoni e Veriut – Kosovë, të luhet… pa tifozë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2020 | 14:09

Propozimi i papritur i ministrit: Përballja Maqedoni e Veriut – Kosovë, të luhet… pa tifozë

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, ka propozuar që ndeshja ndaj Kosovës të luhet pa tifozë. Ky propozim pritet t’i dorëzohet Federatës së Futbollit Maqedonas, para se të merret vendimi final.

Maqedonia e Veriut - Kosova

“Të gjitha garat sportive, duke përfshirë ndeshjen Maqedonia e Veriut – Kosova, për mendimin tim duhet të luhen pa shikues. Ne do të rekomandojmë ndalesën për shikues edhe për një javë, deri më 13 mars. Por varësisht nga situata, mund të vendosim ndryshe”, ka thënë Filipçe në një konferencë për shtyp.

Pritet që në orët në ditët në vazhdim të merret dhe vendimi zyrtar në lidhje me këtë përballje. Kujtojmë që biletat ka disa ditë që kanë dalë në treg.  Interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm nga tifozët dhe sipas Federatës së Maqedonisë së Veriut janë shitur të gjitha biletat e këtij dueli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"