Propozimi i çmendur, Premier Liga mund të rinisë menjëherë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2020 | 23:51

Propozimi i çmendur, Premier Liga mund të rinisë menjëherë

Martin Semens, administratori i deleguar i Sauthemptonit ka sugjeruar në një intervistë për “BBC Radio Solent”, se ndeshjet e Premier Ligës mund të transmetohen në televizion çdo ditë, ndërsa njerëzit qëndrojnë ende të mbyllur në shtëpitë e tyre për shkak të epidemisë së Koronavirusit.

Premier Lia

Drejtuesi i “Shenjtorëve” këmbënguli se rinisja e Premier Ligës, aktualisht e pezulluar deri në 30 prill, do ishte një sinjal që vendi po i rikthehet normalitetit, por nuk duhet të ndodhë përpara se të gjithë të jenë të sigurt. “Nëse të gjithë janë të sigurt dhe ne nuk prekim shërbimin shëndetësor kombëtar dhe policinë, qeveria duhet të na lejojë që të rikthehemi të luajmë përpara, sepse jemi një formë argëtimi e rëndësishme.

Nëse njerëzit do të jenë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi për një tjetër muaj dhe futbolli i Premier Ligës do të transmetohet në TV çdo ditë, nuk mund të jetë përveçse diçka pozitive. Jo, sepse jemi më të rëndësishëm sesa shërbimi shëndetësor, por sepse mund t’iu ofrojmë njerëzve argëtim dhe t’u tregojmë se po luftojmë”, tha drejtuesi i Sauthemptonit.

ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"