Propozimi i çmendur, Majkëll Xhordan refuzoi 100 milionë dollarë për vetëm 2 orë punë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2020 | 18:29

Propozimi i çmendur, Majkëll Xhordan refuzoi 100 milionë dollarë për vetëm 2 orë punë…

Një rrëfim nga David Falk, agjenti historik i Majkëll Xhordanit, shpjegon më mirë se gjithçka tjetër se sa kujdesej ish-numri 23 i Çikago Bulls për imazhin, duke hequr dorë madje edhe nga oferta faraonike. Përveç rezultateve të jashtëzakonshme të arritura në parket, me kalimin e kohës Xhordan arriti që të bëhej një nga sportistët më të pasur të Amerikës.

5cf021e211e205445d735c02

Ndonëse kontratat e tij në NBA i kanë mundësuar që të fitojë “vetëm” 90 milionë dollarë (shifër e ulët në krahasim me shumat që qarkullojnë sot në basketboll), pasuria e Xhordanit është rreth 2 miliardë dollarë, kjo falë bizneseve të ndryshme që legjenda e NBA ka zhvilluar (duke nisur që nga blerja e Sharlot Hornets). MJ ka theksuar gjithmonë se nuk bëhesh i pasur duke pranuar çdo lloj oferte për të shtuar paratë, por vetëm duke përzgjedhur më të mirat. Kur zotëron një pasuri kaq të madhe, propozimet të cilat refuzohen janë gjithashtu të shumta.

Është pikërisht David Falk, agjenti i ish-basketbollistit, ai që nëpërmjet një historie të veçantë rrëfen se sa e vështirë ka qenë të arrish marrëveshje bashkëpunimi me të. “Një herë teksa ishte i impenjuar me Hornets në një ndeshje parasezonale në Azi, i kanë ofruar 7 milionë dollarë vetëm që të shfaqej për një ditë, në një event golfi.

Edhe pse Xhordan ishte shumë i apasionuar pas golfit, ai refuzoi”, tregon agjenti. Një shifër e madhe, por asgjë në krahasim me rastin tjetër që bën të ditur Falk, ku ish-numri 23 i Bulls refuzoi një shumë të jashtëzakonshme, vetëm për të ruajtur imazhin: “Tri vite më parë i kam propozuar një kontratë me vlerë 100 milionë dollarë, ku i kërkohej vetëm që të ishte i pranishëm për dy orë në eventin e njoftimit të marrëveshjes dhe të pranonte që emri i tij të përdorej në disa fushata reklamash.

Megjithatë, ndonëse përfitimi ishte marramendës, Xhordan nuk pranoi. E kam admiruar gjithmonë aftësinë e tij, që nuk kushtëzohej dhe tregohej selektiv në zgjedhjet që bënte. Ruajtja e emrit dhe markës së tij është diçka që nuk ka çmim”, përfundon agjenti i legjendës së NBA.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"