Propozimet, si mund të jetë Kategoria Superiore në të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2018 | 22:58

Propozimet, si mund të jetë Kategoria Superiore në të ardhmen

Nga sondazhi i bërë nga gazeta “Panorama Sport” në lidhje me ndryshimin e Superiores në të ardhmen, rezulton se në shumicë klubet kërkojnë një kampionat me 14 ekipe. Në Europë janë të shumta ligat ku përdoren kampionate me 14 apo 16 ekipe.

Kategoria-Superiore-2018

Varianti i parë mund të jetë me 14 skuadra, ku dy të fundit të bien direkt dhe dy të tjerat të luajnë “play-out”. Gjithashtu, 4-6 ekipe luftojnë për Europën dhe, në këtë mënyrë, thuajse të gjitha skuadrat do të luftonin deri në fund. Gjithashtu, një kampionat me 12 ekipe dhe me tri faza do të ishte një zgjidhje e mirë sipas klubeve.

Ndërsa, kampionati siç është tani me 10 ekipe, është më pak i preferuari nga klubet. Nëse do të vendoset që të ndryshohet formula e Superiores, rrjedhimisht do të ketë ndryshime edhe në Kategorinë e Parë.

Megjithatë, ky është vetëm një sondazh dhe nismë e gazetës. Duhet të jenë klubet që ta konkretizojnë propozimin e tyre duke bërë kërkesë në FSHF. Deri tani, përveç diskutimeve në media dhe ideve të hedhura në raste të veçanta, askush nuk ka marrë mundimin që ta bëjë zyrtare një propozim të tillë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"