Pronari i Liverpulit bën “mea culpa”: Fajtori jam unë, marr përgjegjësitë për Super Ligën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2021 | 10:02

Pronari i Liverpulit bën “mea culpa”: Fajtori jam unë, marr përgjegjësitë për Super Ligën

Pronari i Liverpulit, Xhon W. Henri ka folur nëpërmjet kanalit zyrtar të klubit nga “Anfield” duke i kërkuar ndjesë tifozerisë, lojtarëve dhe skuadrës për vendimin e parë për të marrë pjesë në kompeticionin më të ri europian që tashmë nuk ekziston pa nisur ende, Super Liga:

HENRI

“Kërkoj ndjesë, tifozerisë, lojtarëve dhe skuadrës. Në këto 48 orë keni qenë shumë të qartë për faktet që nuk funksiononin. Ne ju kemi dëgjuar dhe ndjekur me shumë vëmendje. Edhe një herë tjetër ju kërkoj ndjesë dhe unë jam përgjegjës për këtë situatë”


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"