Pronari i Lidsit: Doja Milanin, ja si e binda Marselo Bielsën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2018 | 15:56

Pronari i Lidsit: Doja Milanin, ja si e binda Marselo Bielsën

Skuadra e njohur angleze e ka nisur shumë mirë këtë sezon dhe kryeson renditjen. Me shumë mundësi, Lidsi do të jetë pjesë e Premier League-s në sezonin e ardhshëm. Andrea Radricani, presidenti i klubit që po dominon aktualisht në nivelin e dytë të futbollit anglez, ka rrëfyer për “Gazzetta dello Sport” prapaskenën në lidhje me çështjen e trajnerit, para se ai të kontraktonte Marselo Bielsën.

Bielsa

“Nuk e fsheh se u përpoqa të bind Antonio Konten para se të nënshkruaja me Marselo Bielsën. Konten e kam pikë të dobët dhe doja që ai të drejtonte skuadrën time. Për ta bindur, i kam ofruar edhe 20 milionë euro. Për sa i përket Bielsës, po ju zbuloj se në fillim nuk u përgjigj, por më pas më bëri për vete dhe sot ja ku jemi”, ka thënë presidenti i Lidsit.

Ndër të tjera, ai tregoi për dëshirën e tij për të qenë president i Milanit, madje nuk ngurroi të tregonte se ishte përpjekur të blinte kuqezinjtë. “Përpara se Jonghong Li të lidhej me fondin ‘Elliott’, unë tentova të bind mandatin kinez që t’i besonte fondit që përfaqësoja unë. Emrin e kompanisë nuk do ta tregoj kurrë, por mund të them se qëllimi im ishte të bashkëpunoja më kinezët për të marrë më pas drejtimin e Milanit, sepse nuk jam tipi i biznesmenit që merret me financime”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"