“Pronarët e Interit mund ta afrojnë Mesin”, Morati “thumbon” Juven: Kur të eliminon vendi i 7-të në Francë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 10:30

“Pronarët e Interit mund ta afrojnë Mesin”, Morati “thumbon” Juven: Kur të eliminon vendi i 7-të në Francë…

Masimo Morati ëhstë rithyer të flasë edhe njëherë për pronarët kinezë të Interit, për të cilët është shprehur se e kanë mundësinë për të afruar Leo Mesin te Interi.

morati anjeli

Gjithashtu Morati në një intervistë të dhënë për mediat italiane nuk i ka kursyer as thumbat ndaj Juventusit.

“Eliminimi i Atalanta?Shikoni, Mbappe më kujton Garrinkan, partnerin e Pelesë. Kur niset me topin ndër këmbë, mund ta ndalësh vetëm duke e qëlluar, sigurisht nëse ke shenjë të mirë. Pastaj, Nejmar luajti në të gjithë fushën, si kurrë më parë.

Juventusi? Epo është tjetër gjë të eliminohesh nga PSG, një gjë tjetër nga skuadra e shtatë e kampionatit francez. Sinqerisht, nuk ka të krahasuar. Jam intriguar shumë zgjedhja e Pirlos si trajner. Andrea Anjeli u tregua kurajoz.masimo morati

Pirlo i meriton krahasimet për historinë e tij si kampion, por është gjithashtu e vërtetë që Zidane në Madrid kishte bërë më parë ndihmësin e Ançelotit dhe kishte drejtuar skuadrën e dytë, si Pep te Barça. Pirlo nuk ka përvojë në pankinë. Për këtë do të jetë interesante të shohim rezultatin e bastit.

Mesi te Interi? Shikoni, tani jam një tifoz i thjeshtë i Interit dhe nuk kam asnjë informacion konfidencial. Por e di një gjë: sa u përket burimeve dhe aftësive, Suning ka gjithçka për të sjellë Leon në Milano.”, u shpreh Morati.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"