Prokuroria heton Flamurtari-Teuta, çështja i besohet prokurores Flora Çela

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2015 | 14:20

Prokuroria heton Flamurtari-Teuta, çështja i besohet prokurores Flora Çela

UntitledProkuroria e Vlorës nis hetimet për ndeshjen Flamurtari-Teuta, të luajtur të shtunën në Vlorë. Një femër do të hetojë skandalin e minutave të fundit, teksa bëhet fjalë për prokuroren Flora Çela. Nisja e hetimeve për ndeshjen e dyshuar si të trukuar, mësohet se ka ardhur me kërkesë të drejtuesve të klubit vlonjat. Këta të fundit kanë kërkuar nga prokuroria hetimin e ndeshjes, edhe pse zyrtarisht nuk ka një shkresë nga klubi vlonjat në prokurori. Megjithatë, në bazë të deklaratave mediatike të drejtuesve të Flamurtarit, ka qenë i menjëhershëm reagimi i Prokurorisë së Vlorës. Ai që ka dhënë urdhër për nisjen e investigimit ka qenë pikërisht kryeprokurori i Vlorës, Ramadan Troci, i cili u bë i njohur pak muaj më parë si njeriu që dha OK-in për arrestimin e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Tashmë, Troci, në krye të organit të akuzës në Vlorë, ka urdhëruar hapjen e hetimeve për skandalin e së shtunës, në një kohë që çështjen ia ka besuar prokurores Çela, që menjëherë ka nisur investigimin.
Hetimi Burime nga Prokuroria e Vlorës konfirmuan dje për “Panorama Sport” se hetimi rreth kësaj ngjarjeje ka nisur zyrtarisht. Prokurorja Flora Çela, së bashku me oficerë të policisë gjyqësore, kanë takuar dje në klubin e futbollit Flamurtari drejtuesit e këtij institucioni. Mësohet se administratori Sinan Idrizi i ka shprehur organit të akuzës të gjithë gatishmërinë e tij për hetimin e kësaj ngjarjeje. “Jemi totalisht të hapur dhe kërkojmë që kësaj çështjeje t’i shkohet deri në fund. Autorët të vendosen përpara drejtësisë, sepse nuk mund ta mbajmë ne këtë barrë të rëndë. Ne ju vendosim të gjithë bazën materiale në dispozicion.

Për më shumë, lexoni versionin print të gazetës “Panorama Sport”

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"