Projektohet një tjetër stadium modern në Shqipëri, klubi i Kategorisë së Parë i befason të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2020 | 23:35

Projektohet një tjetër stadium modern në Shqipëri, klubi i Kategorisë së Parë i befason të gjithë

Shqipërisë pritet t’i shtohet një tjetër stadium modern. Së fundmi ka qenë klubi i Egnatias, i cili nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka paraqitur projektin “Arena Egnatia”.

Egnatia

Një projekt në dukje tepër serioz, gjithsesi mbetet për t’u parë nëse do të realizohet, apo do të jetë thjesht një premtim i mbetur në letër.

NJOFTIMI I KLUBIT:

“Egnatia prezanton projektin “Arena Egnatia”, “Hasan Zyla”

Zonja dhe zotërinje kemi kënaqësinë të ju prezantojmë këtë kryevepër të Stadiumit “Hasan Zyla” projekti është në fazën e parë. Intevestitorët kanë projektuar zhvillimin e ri të sportit në qytetin e Rrogozhines në ditët në vijim me kalimin e vendimit të Keshillit Bashkia qyteti i Rrogozhines do ketë një Stadium me të licensuar nga UEFA.

Në ditët në vazhdim do bëhet edhe prezantimi i projektit të plot që Egnatia do nisi. “Akademia Egnatia” projekti i fushave stërvitore si edhe Stadiumi “Hasan Zyla”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"