Projekti i ri i Elbasanit, i bashkohen Solomon dhe një “samuraj”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2021 | 20:28

Projekti i ri i Elbasanit, i bashkohen Solomon dhe një “samuraj”

Elbasani bën afrimet e radhës në merkato, duke përforcuar edhe më tej organikën. Klubi ka siguruar shërbimet e dy të huajve, një nigerian dhe një japonez. Verdheblutë kanë zyrtarizuar vëllain e ish-sulmuesit të Partizanit, Theofilus Solomon.

sdfsdfsdfsdfdsff

Samuel Solomon do të luaj për elbasanasit, pas aventurës që pati vjet me Gramshin. 21-vjeçari cilësohet si një lojtar i shpejtë dhe efikas para portës, ndaj Arben Lzze ka nxituar ta bindë. Ai pritet të formojnë dyshen e sulmit me peqinasin Erjon Mustafaj. Sakaq, verdheblutë kanë marrë edhe një “samuraji” për mesfushën. Lojtari i linjës së majtë ka bindur teknikun Anxhelo Suta pas provës që ka zhvilluar. Bëhet fjalë për një 29-vjeçar, Kazushiro Hamaguçi, që prej disa vitesh ka luajtur në Amerikë dhe vjen për një aventurë të re në Europë. Njihet si një futbollist me aftësi të mira teknike dhe që mund të luajë gjithashtu në shumë pozicione të fazës ofensive.

VLADIMIR MEMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"