Projekt ambicioz, Topi: Ju tregoj qëllimin dhe risitë e akademisë së Vorës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2022 | 23:29

Projekt ambicioz, Topi: Ju tregoj qëllimin dhe risitë e akademisë së Vorës

Akademia e Futbollit Vora është një qendër trajnimi, ku aftësohen lojtarët e rinj për t’u integruar në ekipin e parë. Ky lloj sistemi ka nisur të aplikohet që para tri viteve dhe tashmë me administrimin e ri të klubit Vora, puna po bëhet edhe më cilësore.

VORA

Nëse më parë ka funksionuar vetëm me dy grupmosha, këtë vit Vora përfaqësohet me të gjitha grupmoshat 13 deri 19 vjeç, duke krijuar disa ekipe zinxhir, si: U-13, U-15, U-17 dhe U-19. Qëllimi i tyre është që fëmijët të bëhen futbollistë profesionistë. E për këtë kërkohet një trajnim special, që mundëson integrimin që në moshë të re. Administratori i klubit të Vorës, Eldiano Topi, tregon projektin e Akademisë së Futbollit Vora.

“Janë krijuar ekipet profesioniste që nga U-13 deri në U-19, për të ndërtuar skuadrat elitare. Më pas do të bëjmë seleksionimet në çdo grup moshe. Akademia jonë merr pjesë në kampionatet e Kategorisë së Parë profesioniste me ekipet zinxhir U-13, U-15, U-17 dhe U-19, ku synimi në të gjitha këto grupmosha është ngjitja në Kategorinë Superiore. Ndryshe nga ekipet e tjera elitare, e veçanta e klubit tonë, Vora, është se lojtarët e ekipit që formojnë skuadrën U-19 do të stërviten pa pagesë.

287290855_512058873990943_3279406543799030515_n-296x300

Ndërkohë, përparësi do të kenë të gjithë ata elementë që do të shkëlqejnë gjatë sezonit futbollistik, për të kaluar në ekipin e parë. Qëllimi final i punës është mënyra që fëmijët e regjistruar pranë akademisë sonë të bëhen futbollistë profesionistë. Atje ata, jo vetëm që do të stërviten si futbollistë, por do të zhvillojnë edhe kurse në qendrën e trajnimit për praktikë, duke zbatuar një program sportiv të nivelit të lartë me trajnerë profesionistë e të kualifikuar”, u shpreh administratori Topi.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"