Projekt ambicioz, Teuta bën gati “goditjet” në merkato. Përforcime në të gjitha repartet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2017 | 11:12

Projekt ambicioz, Teuta bën gati “goditjet” në merkato. Përforcime në të gjitha repartet

Teuta ka larguar pothuajse gjithë ekipin që mbylli sezonin e shkuar. Lojtarët, të cilët nuk do të bëjnë pjesë te durrsakët, janë: portieri Shpëtim Moçka, mbrojtësit Rustem Hoxha, Ergi Borshi, Erand Hoxha dhe Blerim Kotobelli.

Ndërkohë që duhet pritur se çdo të bëhet me Bojan Markoviç, të cilit i “skadon” kontrata dhe nuk përjashtohet mundësia që të rinovojë, gjithnjë nëse gjen gjuhën e përbashkët me klubin. Por nuk janë të vetmet “firo”, pasi listës i shtohet edhe një lojtar i mesfushës, pikërisht Bruno Dita.Vllaznia-Teuta-dyluftim-653x380

Sakaq, Gerhard Prognin me shumë mundësi do ta shohim me fanellën e “djemve të detit” edhe për sezonin e ardhshëm. Edhe sulmi nuk i ka shpëtuar “revolucionit”, ndërsa kanë shpallur “divorc” lojtarë si Artur Magani, Andi Ribaj dhe Faizal Bagal. Ky i fundit është nisur drejt Italisë, ndërsa dihet që ka kontratë me Atalantën dhe në Durrës erdhi i huazuar.teuta skenderbeu

Këto largime pa dyshim që do të zëvendësohen me lojtarë të tjerë, madje më cilësorë. Presidenca dhe stafi teknik do të bëjnë përzgjedhjet e duhura për të ndërtuar një Teutë ndryshe për sezonin e ri. Kujtojmë që, edhe në dy kampionate më parë, kishte largime të shumta, por durrsakët nuk u dobësuan.teuta

Asokohe ata krijuan një grup, i cili u rendit i katërti dhe befasoi jo pak opinionin sportiv me paraqitjet e bëra. Nëse edicionin që sapo u mbyll pamë një ekip që përpëlitej dhe rrezikoi rënien deri dy javë para fundit, planet për të ardhmen do të jenë krejt të kundërta, kur kurrsesi nuk do të diskutohet qëndrimi në mesin e më të mirëve.Magani

Duke mos dashur që të përsëritet ajo çka ngjau një vit më parë, drejtuesit më të lartë të klubit dhe trajneri Gugash Magani do të afrojnë lojtarë, të cilët mbajnë presion dhe mbi të gjitha të kenë mentalitetin e fituesit. Fakti që në Durrës ekipi ka komoditetin që të luajë pa trysni dhe pa ngarkesë psikologjike, do t’ua bëjë më të lehtë lojtarëve që të përshtaten.

Edhe pse koha premton, pritet që në ditët e ardhshme klubi të lëvizë sa i përket merkatos në hyrje. Stafi teknik ka krijuar një ide të qartë që tani, e megjithatë vetëm në vazhdim do të nisin negociatat konkrete.

Jeton Rexhmati

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"