Projekt 3-vjeçar, Suad Lici: Ja plani im për Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2018 | 12:27

Projekt 3-vjeçar, Suad Lici: Ja plani im për Vllazninë

Administratori i ri i Vllaznisë Suad Lici ka premtuar se shumë shpejt te Vllaznia gjithçka do të jetë gati shumë shpejt. Ai premton se puna do të nisë brënda 3 ditësh dhe ekipi do të dalë në stërvitje.

lici

Për detyrën: E kam marrë këtë detyrë për ta marrë dhe çuar Vllazninë aty ku duhet. Nuk është moment pozitiv por i vështirë. Gjithë strukturat e klubit do të bëjnë më të mirë.

Ke qenë shumë pranë Vllaznisë vitin e kaluar…

Një ndër objektivat te mia është të forcoj disiplinën e skudrës. E kam ndjekur gjatë gjithë kohës situatën në klub, pavarësisht angazhimeve të mia.

Pse vendosët të riktheheshit?

Prandaj kjo është një sfidë për mua. E kam marrë me shumë dëshirë për të bërë më të mirën.
Duhet të ketë transparencë te përzgjidhja e strukturave të klubit dhe do të jetë ashtu. Do ti analizojmë me shumë sinqeritet dhe dashamirësi. Në mes është interesi Shkodrës. Për 3 ditë do të nisim nga puna.

suad lici

Për trajnerin e ri ?

Jam zyrtarizuar vetëm dje si administrator. Mund tiu them se Lika është kandidat si gjithë të tjerët. Trajneri i ri do të zgjidhet në bazë të platformës që do të paraqesë. Unë personalisht kam pasur takim me Martinin. Kandidat ka qenë edhe Kraja por edhe të tjerë .

Po për aspektin ekonomk ?

Mendoj se nuk i kanë menduar elementat në skuadrës. E thashë edhe më lartë që duhet të forcojmë disiplinën. Do ti rishikojmë disa kontrata. Do të vendosim piketat edhe te Vllaznia B apo te Akademia. Një pjesë e futbollistëve do të qëndrojnë sepse janë në kontratë. Ne do të punojmë me buxhetin që do të kemi në dispozicion.

E shihni të vështirë ngjitjen ?

Do të luftojmë në fushën e lojës. Do të ndërtojmë një skuadrës që do të luftojë në fushë.

Po për stadiumin, ku do të luajë Vllaznia ?

Unë shpresoj që të arrijmë një marrëveshje me Federatën që të luajmë në “Loro Boriçi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"