Program për formën fizike, ja çfarë bëjnë lojtarët e Tiranës tani që është pezulluar kampionati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2020 | 8:12

Program për formën fizike, ja çfarë bëjnë lojtarët e Tiranës tani që është pezulluar kampionati

Një nga armët më të forta të Tiranës gjatë këtij sezoni ka qenë forma fizike e skuadrës. Gjithë kjo meritë e përgatitësit atletik Kosta Jani, që ka punuar pafund për të bërë më të mirën. Edhe në këto ditë të vështira, bardheblutë janë duke punuar individualisht. Nëse Majkëll Ngo deri dje në liridalje bridhte me biçikletë, tani duhet të punojë në shtëpi, si gjithë lojtarët e tjerë.tiranaa

Jo vetëm kaq, por nga ana tjetër, përgatitësi i skuadrës dhe një nga ndihmësit e Egbosë, Jani ka shpërndarë plane stërvitjeje individuale ku futbollistët duhet të punojnë shumë për të mbajtur trupin në formë.

Burime pranë klubit bardheblu, bëjnë me dije se disa nga futbollistët e Tiranës dalin që në mëngjes dhe punojnë te fusha e “Skënder Halilit” dhe më pas kthehen në shtëpi. Të gjithë punojnë veçmas dhe asnjëri prej tyre nuk ka kontakte me të tjerët. Asnjëri prej lojtarëve nuk futet në dhomat e zhveshjeve të ekipit, edhe pse janë marrë masat për disifektim.

Janë të shumë futbollistët që punojnë, gjithmonë veçmas për të mbajtur lartë gjendjen fizike, madje duke u kontrolluar nga larg prej drejtuesve të skuadrës. Më shumë se gjithçka tjetër, Tirana i frikësohet gjendjes që do të ketë skuadra pas kthimit në stërvitje.Tirana45

Ekipi ka një javë që nuk stërvitet, pikërisht që prej së enjtes së shkuar kur skuadra nuk arriti të mbyllte stërvitjen e fundit për sfidën me Bylisin, por para se të zbriste në fushë, gjithçka u anulua dhe skuadra më pas u ngujua në shtëpi për shkak të Koronavirusit. Akoma nuk ka një panoramë të qartë se kur ekipet e futbollit do të nisin përgatitjet. Është e qartë, se pa ardhur prilli, askush nuk mund të punojë në grup.

OLSI TUJANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"