Prognoza e Kategorisë Superiore/ Lufta treshe për titullin, ja kalendari i 3 javëve në vazhdim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 0:33


Prognoza e Kategorisë Superiore/ Lufta treshe për titullin, ja kalendari i 3 javëve në vazhdim

Kukësi, Tirana apo Partizani? Cila skuadër do ta fitojë titullin kampion? Në fund të javës së 22-të, ata që buzëqeshin janë kampionët në fuqi të Partizanit, pasi e çojnë në pesë diferencën me kreun.  Tri javët në vazhdim janë shumë të rëndësishme për treshen e kreut, sepse gabimi i njërës do të thotë festë për tjetrën. 

fq 1 Superiorja

Java e 23-të: Partizani pret dhuratën nga Kukësi dhe Tiran, që ndeshen mes tyre të premten.  Një barazim dhe çdo humbje do të bënte që Partizani të afrohej edhe dy apo tri pikë të tjera, sigurisht që duhet të fitojë në shtëpi me Bylisin.

Java e 24-t: Në këtë javë është Kukësi që ka mundësi të përfitojë. Kryeqytetasit luajnë derbin dhe çdo rezultat është në favor të verilindorëve, që sigurisht pas 24 orëve, duhet të mundin Teutën.

Java e 25-të: Katër ditë më vonë, në letër skuadra më e favorizuar është Tirana që udhëton drejt Vlorës për të marrë tri pikët. Dy rivalët e saj kanë ndeshje me spec. Kukësi pret Vllazninë, ndërsa Partizani, Teutën.

Kategoria Superiore 81

E bukura është se si Vllaznia dhe Teuta i kanë marrë pikë dyshes së kreut, ashtu si edhe Flamurtari, Tiranës në fazën e parë. Gjithsesi, duke lënë mënjanë llogaritë, vetëm fusha do të tregojë se cila është skuadra më e zotë në fushë.

KALENDARI I TRI JAVËVE NË VAZHDIM 

NDESHJET E KUKËSIT:

21 SHKURT

Kukësi-Tirana

29 SHKURT

Teuta-Kukësi

4 MARS

Kukësi-Vllaznia

NDESHJET E TIRANËS

21 SHKURT

Kukësi-Tirana

28 SHKURT

Tirana-Partizani

4 MARS

Flamurtari-Tirana

NDESHJET E PARTIZANIT

22 SHKURT

Partizani-Bylis

28 SHKURT

Tirana-Partizani

4 MARS

Partizani-Teuta

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com