Progni shpëton Gjilanin në frymën e fundit, Ballkani triumfon ndaj Vushtrrisë. Ja rezultatet dhe renditja në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2020 | 19:18

Progni shpëton Gjilanin në frymën e fundit, Ballkani triumfon ndaj Vushtrrisë. Ja rezultatet dhe renditja në Kosovë

Janë mbyllu dy ndeshjet e Ipko-Superligës së Kosovës, të vlefshme për javën e 27-të në këtë kampionat.gjilani-final-729x460

Llapi ka surprizuar Gjilanin në transfertë, ku vendasit ishin shumë afër humbjes, por kanë barazuar vetëm në frymën e fundit. Pjesa e parë ishte mbyllur me avantazhin e miqve 2-1, falë dy golave të Veliut, ndërsa për Gjilanin kishte shënuar Razak. Duhet të vinte minuta e 90’, që Gjilani të gjente barazimin, ku shënoi Gerhard Progni.

Me këtë barazim Gjilani zbret në vendin e 4-t me 52 pikë, 6 pikë më pak se kryesuesit e Dritës, ndërsa Llapi renditet në vendin e 6-të me 39 pikë.ballkani-3-600x360

Ballkani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme dhe të lehtë në shtëpi, teksa ka mposhtur me rezultatin 3-1 Vushtrrinë, në një ndeshje të dominuar nga fillimi në fund nga vendasit. Me këtë fitore Ballkani shkon në kuotën e 53 pikëve dhe renditet në vendin e 2-të, ndërsa Vushtrria qëndron në vendin e parafundit me 16 pikë.

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"