Progni largon Teutën nga fundi, tani rrezikon seriozisht Vllaznia (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2017 | 17:28

Progni largon Teutën nga fundi, tani rrezikon seriozisht Vllaznia (VIDEO)

Teuta ka mundur sot Vllazninë me rezultatin minimal 1-0 duke iu larguar përfundimisht zonës së ftohtë të klasifikimit. Durrsakëve u ka mjaftuar goli i Prognit për të marrë tri pikët që i nevojiteshin dhe falë rezultateve të tjera, e sheh veten të sigurt në Superiore.

Ndërsa Vllaznia, e cila kishte ardhur në këtë takim e përgjysmuar dhe me shpresën që të mos rrezikonte lojtarë me kartonë, sot ka dalë jo vetëm e mundur nga fusha e lojës, por edhe humbi shërbimet e Shtubinës dhe Pepës për takimin vendimtar kundër Tiranës që do të vendosë mbijetesën.

vllaznia-teuta1-470x243

MINUTË PAS MINUTE

90’+3′ Pak histori në minutat e fundit, vërshëllima e Zirit mbyll ndeshjen me fitoren e Teutës.  

71′ Cungu provon të zgjojë ekipin e tij duke hedhur në fushë Hebajn, me shpresën se mund të ndryshojë fatin e ndeshjes.

69′ Çyrbja i shkon afër golit të dytë me një goditje tokazi, pret Selimaj në pozicion.

68′ Goditje nga jashtë zonës e Ribajt, topi përfundon jashtë ngjitur me shtyllën e portës shkodrane.

57’ Përfiton shumë shpejt Teuta nga epërsia numerike në fushë për të gjetur edhe golin e avantazhit. Është Progni i cili dërgon sferën në rrjetën e portës shkodrane duke i dhënë avantazhin 1-0 Teutës.

52’ Teuta nuk ka avantazh në gola, por ka një avantazh numerik, pasi kapiteni i Vllaznisë, Shtubina, është ndëshkuar brenda pak minutash me dy kartonë të verdhë, duke lënë fushën e lojës me të kuq dhe ekipin e tij me 10 futbollistë.

46’ Në fillimin e pjesës së dytë, Cungu hedh në fushë Bardullën duke larguar Hajdarin, i ndërgjegjshëm se tani skuadra e tij rrezikon seriozisht mbijetesën nëse nuk merr pikë.

45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë në Durrës.

33’ Teuta shpërdoron një goditje dënimi në pozicion mjaft të favorshëm nga krahu i majtë i sulmit, pasi Progni kalon sferën shumë lart dhe askush nuk arrin të devijojë topin që shuhet në fundore.

18′ Pranë golit Teuta. Krosim nga e majta i Kotobellit, Magani me kokë tenton shtyllën e dytë, por Bangal nuk e shtyn në rrjetë.

16’ Kotobelli dhe Çyrbja provojnë të gjuajnë në portën shkodrane, por fillimisht Shtubina, i rreshtuar si mbrojtës sot, e më pas Bicaj, largojnë rrezikun duke mos lejuar topin të shkojë në zonë.

12′ Kroson Progni, por e ndal pa rrezikuar Selimaj harkimin e tij. Shkëndija e parë e Teutës në zonën e shkodranëve.

1′ Nis ndeshja me shkelmimin nga qendra të skuadrës së Teutës.

Teuta-Vllaznia 1-0
57′ Progni

Teuta: Kastrati, Kotobelli (53′ Ribaj), Beqja (7′ E. Hoxha), R. Hoxha, Markoviç, Dita, Hila, Çyrbja, Bangal, Progni, Magani (80′ Shkalla).

Trajner: Gugash Magani

Vllaznia: Selimaj, Shtubina, Pjeshka, Bicaj, Gurishta, Krymi (71′ Hebaj), Kruja (55′ Gocaj), Hajdari (46′ Bardulla), Kalaja, Çinari, Bakaj.

Trajner: Armando Cungu

KV: Markoviç, Hila / Bicaj, Shtubina

KK: Shtubina

Gjyqtar: Blerim Ziri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"