“Profeti” Zidan: Nuk më intereson sfida me Barçën. Do pushojmë më pak, por kalendarin s’e bëj unë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 12:42

“Profeti” Zidan: Nuk më intereson sfida me Barçën. Do pushojmë më pak, por kalendarin s’e bëj unë

Zinedin Zidan e parashikoi një ndalesë të mundshme të Barcelonës në ndeshjen kundër Sociedadit. Trajneri madrilen bëri “profetin”, por tha se nuk i intereson aspak sfida kundër katalanasve. Ai kërkon patjetër vetëm 3 pikët kundër Valencias. 

zidan

Rivali – “Është një tjetër objektiv i vështirë për ne. Valencia është një skuadër që po luan mirë dhe ka marrë rezultate pozitive. Sapo siguroi kualifikimin për në fazën e 1/8-ave të Champions-it. Mendojmë maksimalisht për këtë përballje, pastaj për atë tjetrën. Duam të rritemi si ekip dhe si lojtarë”.

Barcelona – “Pyetja është me vend dhe unë do të përgjigjem me të gjithë respektin. Mua si trajner i Realit të Madridit më intereson vetëm ndeshja e nesërme (sotme) dhe aspak ajo me Barcelonën. Pjesën tjetër do ta shohim pas kësaj ndeshjeje”.

Pak pushim – “La Liga është ajo që bën kalendarin dhe vendos oraret, ndërsa ne i respektojmë. Nuk duhet të merremi me këto gjëra, sepse kalendarin e bëjnë të tjerët. Ne thjesht e respektojmë”.

zidan bejl

Bejl – “Është një lojtar i rëndësishëm për Realin dhe unë po marr vendimet e mia. Ndeshjen e mëparshme bëra 3 zëvendësime, por ai nuk luajti. Është një lojtar yni, por unë kam 25 futbollistë. Unë jam me lojtarët nga dita në ditë dhe i shoh ata”.

Kasemiro – “Vendimin do ta marr unë. Unë flas gjithmonë me lojtarët e mi. Situata e Kasemiros është e njëjta me të tjerët. E dimë rëndësinë e tij, ashtu si gjithë të tjerët. Unë në çdo ndeshje duhet të bëj zgjedhjet e mia për formacionin. Nëse do të mendoj për të mërkurën, atëherë do të gabohem rëndë”.

Mbape

Mbape – “Është një lojtar i PSG-së dhe nuk do të flas më kurrë për lojtarët që janë të ekipeve të tjera. Do të ishte mungesë respekti. Unë e njoh mjaft mirë Mbapenë”.

Rrotacion – “Do të jetë e vështirë që të bëjmë rrotacione, sepse kemi 3 ndeshje shumë të rëndësishme dhe shumë afër njëratjetrës. Por ashtu si më pëlqen të them gjithmonë: Kam 25 futbollistë dhe do të mbështetem te të gjithë. Dy-tre janë jashtë, por në skuadrën e të rinjve kam të tjerë lojtarë të vlefshëm”.

Sociedad-Barça – “Mund të ndodhin të tria gjërat. Do të jetë një ndeshje e bukur dhe do ta shoh, sepse më intereson. Rezultati është i paparashikueshëm…”.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"