Profesori i shquar: Qeveria gabon me bastet, paratë e shqiptarëve do ikin jashtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2018 | 23:20

Profesori i shquar: Qeveria gabon me bastet, paratë e shqiptarëve do ikin jashtë

Profesori dhe antropologu i shquar Përparim Kabo ka deklaruar se qeveria po vepron gabim me bastet sportive. Sipas tij, kjo masë drastike e mbylljes së basteve nuk do të ulë numrin e atyre që luajnë, por thjesht paratë do t’i transferojë jashtë. Paratë e shqiptarëve sipas tij nuk do të qarkullojnë më bnë vendin e tyre, por do ikin jashtë nëpërmjet sistemit online.

perparim kabo

“Nuk më duket zgjidhje e duhur kjy vendim drastik. Nëse qeveria ka dyshime që bastet po dëmtojnë futbollin vendës, atëherë të gjejë lidhjet dhe t’i ndërpresë ato. Nëse pastaj kjo shihet si një mundësi për të ulur numrin e atyre që luajnë, kjo më duket pa kuptim. Pse? Sepse baste do të vazhdojnë të luajnë shqiptarët, por paratë e tyre do të përfudnojnë jashtë. Më duket pa kuptim. Plus pastaj që ka edhe efekte të tjera. Ja përshembull, ju këtu (Top Channel) keni pasur sponsor kompani bastesh gjatë botërorit…”, ka thënë Kabo në ‘Procesin Sportiv” në “Top Channel”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"