Profesori i kriminalistikës bën deklaratën shokuese: Lukas Hernandez do të përfundojë në burg

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2021 | 11:49

Profesori i kriminalistikës bën deklaratën shokuese: Lukas Hernandez do të përfundojë në burg

Çështja e Lukas Hernandezit vazhdon të jetë një temë e nxehtë jo vetëm te skuadra e Bajernit, por edhe në Spanjë. Fakti që lojtari mund të shkojë në burg për gjashtë muaj ka bërë që interesi i mediave të jetë i madh.

LUKAS HERNANDEZ

Kujtojmë se pas sherrit me gruan e tij në kohën kur lojtari aktual i Bajernit ishte pjesë e Atletikos, Gjykata e Madridit e detyroi të bënte punë sociale të cilat lojtari nuk i kreu.

Ndërkohë, disa vite më pas, Gjykata e Madridit lëshoi një urdhër ku thuhet se lojtari ka vetëm pak ditë kohë për t’u paraqitur me vullnetin e tij në dyert e burgut.

Sipas Emilio Kortes, një profesor i ligjit të kriminalistikës, lojtari nuk mund t’i shpëtojë burgut. “Dënimi i Lukasit është pa kthim. Ky vendim është marrë tani dhe është i formës së prerë. Ai me shumë mundësi do të shkojë pas hekurave dhe të gjithë duhet të mësohemi me këtë fakt.

Ai (Hernandez) nuk mund t’i shpëtojë ligjit që është njëlloj për të gjithë, edhe pse ndryshe nga pjesa më e madhe e njerëzve është një njeri publik”, tha profesor Kortes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"