“Profecia” e Shpëtim Duros, shikoni çfarë ndodh me lojtarët që shënojnë tek Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 23:23

“Profecia” e Shpëtim Duros, shikoni çfarë ndodh me lojtarët që shënojnë tek Kukësi

Kukësi fitoi 1-3 ditën e sotme ndaj Tiranës, por ajo që ra në sy ishte edhe mënyra e zëvendësimeve tek verilindorët.

shpetim duro

Një lloj “profecie” nga ana e trajnerit Shpëtim Duro, që zëvendësoi çdo lojtar që shënonte, menjëherë pas golit. Më konkretisht, teksa Shkurtaj shënoi në minutën e 65-të, vetëm 5 minuta më pas u zëvendësua duke i lënë vendin Ethemit.

Gavazaj shënoi të dytin në të 75-tën, dhe në të 80-tën la fushën e lojës, duke u ndërruar me Bruno Lulajn. Diçka e tillë i ndodhi edhe Abazajt, që u zëvendësua në minutën e 84-t duke i lënë vendin Dakut, e vetëm 4 minuta më herët kishte shënuar golin e tretë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"