“Problemi i Skënderbeut është mbrojtja”, Memelli pas humbjes me Teutën: Ja çfarë më jep besim për mbijetesën
Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli është shprehur se te skuadra e tij i jep besim për të ardhmen, pjesa e dytë, që korçarët treguan ndaj Teutës. Për “Gol pas Goli”, Memelli ka thënë se problemi i vetëm i Skënderbeut tani është mbrojtja.
Ndryshimi mes pjesëve– Ne kishim një ndeshje me dy tablo. Sipas asaj që provuam gjatë javës, kishim provuar një strategji mbrojtëse, ndaj Teutës, që luan nga krahët. U munduam të ishim të kujdesshëm dhe nuk na eci. Te Teuta i vetmi që ka klas dhe krijon raste, është Bregu. Nuk duhet ta kishim lënë, duhet ta kishim neutralizuar. Në pjesën e dytë, ndryshuam. Skuadra filloi të qarkullonte topin, kishim rastet tona, por pa diskutim, me atë që mendoj unë, raportet e pjesëve, ishin e para për Teutën, e dyta për ne.
Përmirësime– Lojtarët po ngrihen edhe nga ana psikologjike, Në pjesën e dytë, e rritën gjendjen fizzike. Mbrojtja më shqetëson. Bajrami u ndëshkua sot, Sadriu është i dëmtuar. Goli i dytë ishte një ekzekutim perfekt i Karabecit. Jam i lumtur me atë që skuadra tregoi në pjesën e dytë. Më tepër a mungojnë pikët dhe na duhen. Bashkë me lojtarët kemi folur, dua t’i njoh më shumë. Veten e tyre ta vënë në kushte të barabarta me kundërshtarët, nëse kjo rregullohet do bëjmë mirë.
Mbijetesa– Ne jemi skuadra e pestë ose e gjashta që shënojmë. Problemi nuk është te sulmi, por te mbrojtja. Gjithsesi nuk është problemi te golat, ato i bëjmë. U penalizuam sot, nga mungesat. Duhet të rregullojmë mbrojtjen. Ne kemi cilësi individuale të jashtëzakonshme dhe për këtë mendoj se ia dalim.
Nëse e shikoni, në dy ndeshjet e fundit, i kemi marrë golat shumë shpejt. Do kërkojmë nga lojtarët të kenë durim. Një gol pastaj peshon shumë rëndë. Lojtarët kur pësojnë rëndohen. 45 minutat e dyta më japin besim dhe nuk kemi asgjë për të humbur. Do i marrim ndeshjet një nga një. Pjesa e dytë ishte e jashtëzakonshme nga ne.
Zhan Viktor dhe Rahim- Adaptimi në skuadër për lojtarët nuk është e lehtë. Gjuha është një vështirësi e madhe për ta. Janë lojtarë me cilësi. Në pjesën e dytë donim të rrisnim manovrën dhe bëmë këto ndryshime.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"