Problemet në prapavijë, Liverpuli do tentojë afrimin e mbrojtësit të Bundesligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2020 | 11:55

Problemet në prapavijë, Liverpuli do tentojë afrimin e mbrojtësit të Bundesligës

Garës së Mançester Junajtid për të transferuar Dajot Upamekanon nga Lajpcigu, i është bashkuar edhe ekipi rival i Liverpulit.

upamecano

“The Athletic” zbulon se Jyrgen Klop e ka shndërruar qendërmbrojtësin francez objektivin kryesor të merkatos së janarit pasi gjermani ka humbur këtë sezon me shumë mundësi edhe shërbimet e Xho Gomezit (u operua në gju pas dëmtimit në stërvitje me Anglinë), përveç atyre të Van Dajkut (edhe holandezi nuk ka shumë shanse të luajë përsëri këtë sezon). Qendërmbrojtësi i vetëm i skuadrës së parë në dispozicion është Matip.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"