Problemet me trajnerin, racizmi dhe një klub francez e shtyjnë Kesin larg Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 16:41

Problemet me trajnerin, racizmi dhe një klub francez e shtyjnë Kesin larg Milanit

Kriza personale e Frenk Kesit shpërtheu javën e kaluar kur lojtari pas disa vonesash u përplas edhe verbalisht me trajnerin Pioli, çka solli përjashtimin e tij nga lista e të grumbulluarve për ndeshjen me Juventusin.kessie

Në ditët e fundit mediat kanë hetuar për të gjetur thelbin e krizës së afrikanit dhe me sa duket lojtari është tronditur nga vala raciste që është ngritur në javët e fundit nëpër stadiumet e Italisë. 22-vjeçari vuan koret diskriminuesve që u janë drejtuar lojtarëve me ngjyrë, duke nisur që nga Divara i Romës e deri te rasti më i freskët që është ai Balotelit në Veronë.

OFERTAT – Një tjetër pistë që “justifikon” sjelljen e lojtarit është ajo që ka të bëjë me largimin e tij. Sipas “SKY”, Kesi ka marrë një ofertë nga Monakoja dhe dëshiron të kthehet në Francë, por klubi nga principata me sa duket kënaq vetëm futbollistin, sepse oferta në zyrat e Milanit për kartonin nuk ka mbërritur ende.Kesi

Në janar mund të ketë një ankand të mirëfilltë për mesfushorin, pasi në gjurmët e tij janë edhe dy angleze si Sauthemptoni dhe Uolverhemptoni ku Kesi do të rigjente Patri Kutronen, i cili iu bashkua “Ujqërve” verën që lamë pas. Cilido qoftë destinacioni, do të duhet më parë që të kënaqen kërkesat ekonomike të “Djallit”, që për lirinë e Kesit pretendon të paktën 20 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"