Problemet me stadiumin/ Laçi në hall, i duhet një fushë për… Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2021 | 8:32

Problemet me stadiumin/ Laçi në hall, i duhet një fushë për… Kukësin

Klubi i Laçit do të qëndrojë rreth një muaj pa luajtur në fushën e vet. “Panorama Sport” mëson se dje ka nisur rimbjellja e barit në stadiumin e Laçit, një proces që është kryer zakonisht në muajt shtator dhe tetor, teksa kërkon tashmë një afat 4-javor për të qenë fusha 100 % gati.

laci stadium

Mirëpo, në kuadër të javës së tretë të Superiores, Laçi duhet të luajë në shtëpi ndaj Kukësit dhe deri dje në mbrëmje nuk kishte asnjë konfirmim në FSHF për stadiumin se ku do ta zhvillojë këtë ndeshje.

Si opsion i parë ishte “Elbasan Arena”, por aty do të luhet Partizani-Vllaznia të dielën dhe rrezikohet dëmtimi i fushës. Alternativë është edhe stadiumi i Kamzës, por gjithsesi sot drejtuesit kurbinas do të fiksojnë gjithçka për agjendën e javës së tretë. Me shumë mundësi Laçi-Teuta do të zhvillohet të hënën në orën 13:45, por për t’u konfirmuar është stadiumi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"