Postuar: Janar 26, 2022 | 21:42
Problemet kardiake, mjeku pengon yllin e Bajernit të luajë futboll
E ardhmja e Alfonso Dejvis është në dyshim. Mbrojtësi i Bajern Mynih vuan nga miokarditi dhe nuk luan prej disa kohësh me bavarezët.
Florian Shtraub, një kardiolog i njohur ka dhënë një mendimin e tij lidhur me këtë çështje.
“Nëse miokarditi ndiqet nga infeksioni i COVID-it, këshillohet që të pushohet për të paktën tre muaj. Alfonso duhet të mendoj për shëndetin e tij. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm.”
Një problem i madh për Bajernin që duhet të bëjë ca kohë pa yllin kanadez.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"