Problemet financiare “trondisin” Devollin, trajneri Nica paraqet dorëheqjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2019 | 19:54

Problemet financiare “trondisin” Devollin, trajneri Nica paraqet dorëheqjen

Situatë e zymtë te Devolli! Pavarësisht rezultateve pozitive në javët e para të Kategorisë së Parë, skuadra juglindore nuk po kalon një moment të mirë, për sa i përket anës financiare.

Nica

Humbja ndaj Apolonisë nuk është pritur aspak mirë, ndërkohë që “Panorama Sport” mëson se trajneri Stavri Nica, ka paraqitur dorëheqjen ditën e sotme, teksa ka kërkuar largimin nga skuadra, kjo për shkak të problemeve financiare.

Nica mori drejtimin e Devollit, vitin e kaluar, ku skuadra militonte në Kategorinë e Dytë, teksa arriti ta ngjiste në të Parën. Në ditët e ardhshme, pritet që të ketë një takim mes drejtuesve dhe trajnerit, në lidhje me kërkesën për largim të këtij të fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"