Problemet e Partizanit nuk kanë fund, pas eliminimit “demat” i tremb dëmtimi i mesfushorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2018 | 9:16

Problemet e Partizanit nuk kanë fund, pas eliminimit “demat” i tremb dëmtimi i mesfushorit

Partizani ka pasur dje një mungesë mjaft të rëndësishme në fushë, që ishte ajo e mesfushori vlonjat Bruno Telushi. Futbollisti ishte programuar për të luajtur titullar, por një dëmtim ka detyruar stafin teknik dhe atë mjekësor që ta lënë jashtë ekipit dhe futbollisti e ka parë ndeshjen nga tribuna. Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të lojtarit.

partizani

Thuhet se ka një tërheqje dhe, për të mos rrezikuar ndeshjen me Kukësin, është lënë dje pushim. Por, gjatë ditës së sotme, futbollisti do të bëjë edhe vizitat e detajuara mjekësore, edhe pse në pamje të parë nuk bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë. Gjithsesi, trajneri Starova, deri në momentin që do të marrë një përgjigje finale për gjendjen e lojtarit, nuk mund të jetë i qetë duke parë se kundërshtari i radhës është një skuadër mjaft e fortë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"