Problemet e Barcelonës dhe Mesi, argjentinasi lë të kuptohet se ku dëshiron të luajë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2020 | 23:10

Problemet e Barcelonës dhe Mesi, argjentinasi lë të kuptohet se ku dëshiron të luajë

Ylli argjentinas Lionel Mesi ka thyer heshtjen në këto momente kur flitet kaq shumë për një largim të mundshëm pas shumë ngjarjeve qe kanë ndodhur në klubin e Barcelonës.

mESI

6 herë fituesi i Topit të Artë ka treguar në një intervistë për median spanjolle “El Mundo Deportivo”, e cila do të publikohet nesër, se është shumë i lumtur te Barcelona, megjithëse i mungon shumë qyteti i lindjes Rosario. Në këtë mënyrë, kapiteni i katalanasve duket se nuk e vë në dyshim dashurinë për skuadrën e Barcelonës.

“Po, jam shumë mirë. E adhuroj Barcelonën, edhe pse më mungon shumë Rosario. Këtu është shtëpia ime, sepse kam jetuar më shumë këtu sesa në Argjentinë. Dita ime e zakonshme? Është një ditë normale. Profesioni për fat të mirë më jep mundësi të kaloj shumë kohë me fëmijët, të trajnohem dhe të ha me familjen time. Shkojmë për të fjetur herët, hamë darkë shpejt. Më pëlqen rutina si në fushën e blertë, ashtu dhe jashtë saj,” deklaroi argjentinasi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"