Probleme te Tirana, dy yjet e bardhebluve në infermieri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2022 | 15:44


Probleme te Tirana, dy yjet e bardhebluve në infermieri

Dy nga lojtarët më të mirë të Tiranës, Taulant Seferi dhe Vesel Limaj. Të dy lojtarët kanë probleme. Kështu, Seferi dje është bërë i gjallë, teksa është kthyer në Tiranë, por ai ka dhimbje barku dhe virozë, duke e pasur të pamundur për t’u stërvitur.

tirana

Nga ana tjetër, lojtari është në qendër të merkatos, sepse mund të shkojë në një skuadër tjetër. Edhe Limaj ka shqetësime dhe po kurohet. Të dy nuk do të jenë në sfidën e sotme me Erzenin e Shijakut. Lojtarët janë dy nga titullarët e rëndësishëm të skuadrës, por që po kalojnë vështirësi këtë fillim kampionati.

Pas tri të shtunash nis sezoni, ndërsa bardheblutë duhet të përballen në javën e parë me Kukësin. Në këtë moment që flasim, Tirana ka minus disa titullarë nga sezoni i fundit, duke filluar nga Toli, Totre, Hoxhallari e Ngo.

PANORAMASPORT.AL