Probleme për Valentino Rosin, një çift moldav e dërgon në gjyq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2018 | 14:31

Probleme për Valentino Rosin, një çift moldav e dërgon në gjyq

Të tjera probleme ligjore për Valentino Rosin. Pasi është arkivuar ankesa nga ana e fqinjëve të fermës, ku ai stërvitet, kampioni i Moto GP-së, tani duhet t’i përgjigjet kërkesës për dëmshpërblim, të prezantuar në gjykatë së fundmi nga ish-mirëmbajtësit e vilës së tij.Rosi

Të larguar nga puna në pritje të Krishtlindjeve 2016, një çift moldav, ka kërkuar një dëmshpërblim 6-mujor dhe pagesën e punëve jashtë orarit që ata kishin kryer për pesë vite me radhë, për një total prej 114 mijë eurosh. Kjo histori ka filluar në periudhën që piloti i Jamahas vendosi që të shesë vilën e tij dhe shkrirjen e shoqërisë “Domus Mea” (përfaqësohej nga babai i tij, Graciano Rosi).

rosi

Viktor Untu dhe Jigan Zinaida, atëherë punonjës të  pronës, iu drejtuan një avokati për të dërguar Valentino Rosin dhe babanë e tij Graciano përpara gjykatësit të Pezaros, ku kërkonin 114 mijë euro dëmshpërblim.

Kjo kërkesë, avokatëve të pilotit, u është dukur e pajustifikueshme, nën justifikimin se çiftit moldav, që mirëmbante bazën e 9 herë kampionit të botës, nuk u është kërkuar kurrë punë ekstra nga Valentino Rosi, duke qenë se edhe ai ishte i bindur për shitjen e vilës së tij.

Por, sido që të jetë, fakti që ai është thirrur në gjykatë, do ta detyrojë 38- vjeçarin që të paraqitet përpara gjykatësit Mauricio Paganeli, nesër paradite (e premte 12 janar).

Përgatiti: JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"