Probleme për Taulant Seferin, sulmuesi rrezikon Egnatian/ Shehi ndryshon titullarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2021 | 11:30

Probleme për Taulant Seferin, sulmuesi rrezikon Egnatian/ Shehi ndryshon titullarët

Tirana do të ndërrojë disa titullarë për sfidën me Egnatian. Në prag të javës së dytë të kampionatit, bardheblutë kanë disa probleme të vogla.

Tirana Shehi-Seferi

I pari ka të bëjë me një dëmtim të sulmuesit Taulant Seferi. Futbollisti ka ndrydhur dorën dhe dje ai nuk u stërvit. Lojtari u pa të shëtiste nëpër “Skënder Halili” me një fiksuese krahu, ndërsa shputën e dorës, kyçin dhe parakrahun i kishte të fashuar. Lojtari rrezikon të mos aktivizohet në sfidën me rrogozhinasit, pasi ka probleme me dorën. Problemi i dytë është zëvendësimi i Seferit. Shehi ka në dispozicion dyshen BeshirajGjumsi, por trajneri mund të bëjë edhe lëvizje brenda skuadrës.

Toli mund të luajë në mesfushë në vend të Limajt që spostohet në vendin e Seferit. Nga ana tjetër, Behiratçe ka humbur vendin e titullarit, ashtu si Toshevski në krahun e djathtë. Maqedonasi zëvendësohet nga Toli, por meqë ky i fundit mund të luajë në mesfushë, do të aktivizohet edhe këtë takim në pozicionin e tij natyral.

Formacioni i Tiranes

Nga ana tjetër, Behiratçe do të ulet në stol dhe në vendin e tij aktivizohet Najdovski. Në portë me shumë mundësi kthehet edhe Bekaj, i cili tashmë është shumë mirë dhe mund të debutojë këtë vit në Superiore. Problem janë vetëm afrikanët që ende nuk duken në horizont.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"