Probleme për sulmuesin e Kombëtares, humbet startin e kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2021 | 19:49

Probleme për sulmuesin e Kombëtares, humbet startin e kampionatit

Xhakomo Vrioni është i huazuar te skuadra e Tirolit në Austri, por për djaloshin kuqezi starti në ndeshje zyrtare në kampionat do të shtyhet ende.

tirol

Tirol barazoi 1-1 ndaj Admirës në ndeshjen e parë, ndërsa sulmuesi i Kombëtares mungoi për një shqetësim muskulor që i shtyn debutimin në Bundesligën austriake. Vrioni ka shënuar katër herë deri më tani me ekipin austriak mes miqësoreve dhe Kupës.

22-vjeçari shikohet si talent me potencial të madh, dhe Juvja nuk kërkon të heqë dorë nga shërbimet e tij, duke e dhënë vetëm në formën e huazimit sulmuesin e Kombëtares.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"