Probleme për Sormanin para ndeshjes me Skënderbeun, do të mungojë mbrojtësi për shkak dëmtimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2020 | 8:42

Probleme për Sormanin para ndeshjes me Skënderbeun, do të mungojë mbrojtësi për shkak dëmtimi

Partizani fitoi 8-1 të mërkurën në ndeshjen miqësore me Turbinën, por në pjesën e dytë pati alarm në kampin e kuq, pasi u dëmtua mbrojtësi Amir Bilali. Fillimisht lëndimi i 26- vjeçarit u duk i rëndë, pasi nga një dyluftim mori një goditje në shpatull dhe fytyrë dhe për të evituar problemet, ai u dërgua menjëherë në spital.PARTIZAN

Por Bilali ka pasur fatin me vete në këtë rast, pasi ia ka hedhur pa probleme. Pas ekzaminimeve të hollësishme mjekësore ka rezultuar se mbrojtësi nuk ka pësuar dëmtim të rëndë. Gjithsesi, stafi mjekësor dhe ai teknik kanë vendosur që ta lënë pushim Amir Bilalin për 3- 4 ditë, në mënyrë që të marrë veten. Duke ditur se kampionati rinis të mërkurën e 3 qershorit, me shumë mundësi i bie që Amir Bilali të mos llogaritet për Skënderbeun.

Në këto kushte i bie që trajneri Sormani, përveç Uilliam Melos të pezulluar nga kartonët, të mos ketë as shërbimet e mbrojtësit nga Gostivari.

PËRGATITJET– Pas pushimit njëditor që të kuqtë patën pas miqësores me Turbinën, dje Partizani ka zbritur sërish në terren për t’u përgatitur për Skënderbeun, ndeshje e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë Superiore. Pjesa e mbetur e sezonit ka shumë rëndësi për të besuarit e trajnerit Sormani, pasi duhet të sigurojnë biletën për në Kupat e Europës.partizani

Përveç Bilalit të dëmtuar, stafi teknik i ka pasur dje të gjithë lojtarët në dispozicion dhe është punuar kryesisht në aspektin tekniko-taktik. Ndaj Turbinës trajneri Sormani ka marrë sinjale pozitive nga sulmi, gjë e cila shpresohet të arrihet edhe në pjesën e mbetur, ku kërkohet maksimumi për të shpëtuar sezonin. Partizani e rinis kampionatin me një kalendar favorizues, pasi tri ndeshjet e para i ka brenda, ku pret Skënderbeun, Kukësin dhe Luftëtarin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"