Probleme për mbrojtjen shkodrane, dy mungesa të sigurta për Sedloskin në fundjavë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2023 | 16:49

Probleme për mbrojtjen shkodrane, dy mungesa të sigurta për Sedloskin në fundjavë

Vllaznia do të ketë dy mungesa të sigurta përveç asaj të Malës në përballjen e së dielës ndaj Egnatias. Dy mbrojtës të shkodranëve do të mungojnë në këtë sfidë. Bëhet fjalë për Geralb Smajlin, i cili dje mësohet se ka kryer një trajtim mjekësor në gju dhe shumë shpejt pritet të jetë në stërvitje.

vllaznia

Po ashtu edhe malazezi Darko Bulatoviç, që pësoi një tërheqje në këmbën e majtë, pritet të jetë jashtë për rrogozhinasit.

Mesa mësohet tërheqja është serioze dhe është thuajse e sigurt se mbrojtësi malazez do të mungojë në sfidën e radhës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"