Probleme për Juventusin, mesfushori dëmtohet me kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2019 | 17:06

Probleme për Juventusin, mesfushori dëmtohet me kombëtaren

Miralem Pjaniç është një nga lojtarët më në formë te Juventusi, në ndeshjet e zhvilluara deri tani në këtë kampionat.PJANIC

Boshnjaku duket një lojtar tjetër, nga ai që ishte një sezon më parë kur në drejtimin e skuadrës ishte Alegri. Pjaniç ka treguar paraqitje shumë të mira këtë sezon, teksa ka qenë edhe deçiziv në disa ndeshje për “Zonjën e Vjetër”.

Megjithatë me shumë mundësi mesfushori me shumë mundësi do të mungojë për ndeshjen e ardhshme në kampionat për shkak të një dëmtimi. Ditën e djeshme në ndeshjen Bosnjë-Itali, futbollisti pësoi një dëmtim muskulor, për shkak të cilit nuk mund të luajë kundër Lihteshteinit.

Në këtë mënyrë gjasat janë që lojtari të mungojë edhe për ndeshjen me Atalantën në kampionat, teksa do të kryejë edhe disa vizita më të detajuara për të kuptuar shkallën e dëmtimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"