Probleme për Juventusin, humbet mesfushorin që i jep frymëmarrje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2018 | 18:36

Probleme për Juventusin, humbet mesfushorin që i jep frymëmarrje

Juventusi do të luajë një ndeshje të vështirë në mesjavë të vlefshme për Uefa Champions League. Por duket se kjo e diel ka qenë një ters i vërtetë për skuadrën bardhezi. Ditën e sotme ka marrë lajmin se mesfushori më i rëndësishëm në skuadër Emre Çan nuk do të luajë ndaj “djajve të kuq”.

960

Ai do t’i nënshtrohet disa kontrolleve mjekësore për një nodul në tiroide i cili në varësi të natyrës së tij (beninj ose malinj) mund të kërkojë edhe intervenim kirurgjik. Megjithëse është ende herët për të dalë në përfundimit është e sigurt që lojtari do të mungojë ndaj Mançesterit dhe Empolit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"