Probleme për Gjasulën, klubi gjerman e përjashton nga ekipi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2020 | 23:52

Probleme për Gjasulën, klubi gjerman e përjashton nga ekipi

Probleme për ish-mesfushorin e Kombëtares, Jurgen Gjasula. Klubi gjerman i Magdeburg, ku aktivizohej shqiptari, e ka përjashtuar nga ekipi. 

gjasula

Skuadra e cila militon në Ligën e Tretë gjermane po kalon një periudhë të vështirë, teksa së fundmi ka marrë vendimin për të përjshtuar nga ekipi Gjasulën dhe futbolliston tjetër, Bertam.

Nuk janë dhënë shpejgime për këtë përjashtim të dy lojtarëve, por në mediat gjermane thuhet se kjo nund të ketë ardhur, pasi duan t’i hapin rrugën të rinjve, ndërkohë që Gjasula i ka 34 vite mbi supe.

Megjithatë nuk përjashtohet edhe ndonje konflikt mes ekipit që mund të ketë sjellë edhe këtë përjashtim të lojtarit.

Në ditët e ardhshme do jemi më të qartë, për arsyen e marrjes së këtij vendimi nga klubi gjerman.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"