Probleme për FIFA-n, dy kombëtare kërkojnë të riluhet play-off i Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2022 | 19:39

Probleme për FIFA-n, dy kombëtare kërkojnë të riluhet play-off i Botërorit

FIFA do të përballet shumë shpejt me çështje delikate gjyqësore, pasi dy ekipe kombëtare i kanë kërkuar zyrtarisht që të riluajnë ndeshjet përkatëse në play-off të Botërorit Katar 2022.

fifa_wc_2022_1648805833362_1648805850819

Algjeria i bëri kërkesë zyrtare FIFA-s që të riluajë ndeshjen e saj ndaj Kamerunit, ku u eliminua nga një gol në minutën e 124-t të sfidës. argumentimi ishte gjykimi i njëanshëm i kryesorit të saj sfide duke rreshtuar një sërë gabimesh të tij.

Me të njëjtin motivim, FIFA-s i është drejtuar edhe Mali i cili u eliminua nga Tunizia me barazimin 0-0 pas një humbje 1-0 në sfidën e parë. “Në minutën e 5 kemi shënuar një gol që na u anulua. Menjëherë pas ndeshjes kemi bërë një apelim për atë që e cilësojmë si një gabim të rëndë të gjyqtarëve. Ky është një zhgënjim i madh për kombin tonë, të rinjtë tanë e meritonin të ishin në Botëror”, theksoi presidenti i federatës së Mali, Mamutu Ture në një konferencë për shtyp duke bërë zyrtar këtë ankimim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"