Probleme për Bylisin, titullari i ka ftohur marrëdhëniet me ballshiotët dhe me shumë mundësi nuk do jetë pjesë e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2020 | 11:36

Probleme për Bylisin, titullari i ka ftohur marrëdhëniet me ballshiotët dhe me shumë mundësi nuk do jetë pjesë e skuadrës

Bylis do të rikthehet te ndeshjet e kampionatit me një përballje kundër skuadrës që po kryeson kampionatin, Tiranës. Ballshiotët tashmë janë të përqendruar te ndeshja e radhës që do të luajnë me ekipin kryeqytetas më 3 qershor në shtëpi.bylisii

Ballshiotët ndaj bardhebluve nuk do të kenë mbrojtësin e qendrës Stivian Janku, i cili është i pezulluar për shkak se ka plotësuar numrin me katër kartonë të verdhë. Ndërkohë që me shumë gjasa edhe Bicaj nuk do të vijojë të jetë pjesë e skuadrës së Dovedan, me mbrojtësin që duket se i ka ftohur edhe më shumë marrëdhëniet me ballshiotët.

Kësisoj, që në start, Bylis do të zbresë në fushë pa dy qendërmbrojtës. Nisur nga këto dy mungesa, në qendër të mbrojtjes Dovedan pritet të provojë që në testin e mesjavës Goxhajn dhe Shkallën. Një alternativë në funksion të sigurisë për qendrën e prapavijës është edhe vendosja e Mëllugjës para tyre. Ai është një nga lojtarët e spikatur këtë sezon në Ballsh.bylisi

Ndërkohë që me grupin është bashkuar edhe portieri Isli Hidi që është vënë nën urdhrat e trajnerit Dovedan. Boshnjaku duket se tashmë e ka skuadrën më të plotë dhe synimi është që grupi i lojtarëve në stërvitje të fokusohet te sfida e radhës me bardheblutë.

Ballshiotët kanë një kalendar delikat, por edhe me tri sfida mjaft vendimtare që do të përcaktojnë objektivin nëse do të luajnë për mbijetesë apo për të siguruar një vend në Kupat e Europës. Për këtë të fundit, ballshiotët e kanë edhe një shans edhe nga Kupa e Shqipërisë.

Erjon Saliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"