Probleme pa fund për Flamurtarin, titulari i vlonjatëve dëmtohet sërish

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2019 | 9:12

Probleme pa fund për Flamurtarin, titulari i vlonjatëve dëmtohet sërish

Flamurtari humb Xhevahir Sukajn. Sulmuesi kryesor dëmtohet sërish. Pas ndeshjes me Laçin, shkodrani ka ndier një frakturë në këmbën e majtë dhe pas kontrollit ka vënë re se i është ënjtur kavilja.

Sukaj

Dhe, duhet thënë që është problem i përsëritur, pasi edhe në fundin e sezonit të kaluar, vuajti të njëjtën gjë. Sukaj e mbylli para kohe kampionatin, prej dëmtimit të rëndë në kavilje që e pësoi në ndeshjen kundër Partizanit, për llogari të javës së 32-të. Nuk dihet ende se sa do të mungojë, pasi ende nuk ka marrë diagnozën.

Lojtari ka qenë dje në Tiranë për të kryer një ekzaminim më të specializuar. Shpresohet që dëmtimi të mos jetë edhe aq i rëndë, pasi sulmuesi është një nga shtyllat kryesore të Flamurtarit këtë sezon dhe mungesa e tij e gjatë do të prishte shumë punë.

Që nga ndeshja e së shtunës me Bylisin në Ballsh, sulmuesi shkodran nuk do të jetë i gatshëm për ekipin e drejtuar nga Dritan Sadedini. Por, gjithsesi, me ardhjen e Andi Ribajt, duket se është zgjidhur në njëfarë mënyre problematika për këtë repart, kur shkodranit do t’i duhet pak kohë për rehabilitim.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"