Probleme në sulm për Vllazninë, ka vetëm lojtarë të rinj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2018 | 19:10

Probleme në sulm për Vllazninë, ka vetëm lojtarë të rinj

Një ditë pas nisjes së përgatitjeve për sezonin e ri, te Vllaznia është vënë re qartë se kontingjenti i lojtarëve në dispozicion të trajnerit Hasan Lika nuk është i plotë. Në seancën e parë ai ka pasur në dispozicion vetëm 16 futbollistë, disa prej të cilëve madje janë të rinj dhe pa eksperiencën e duhur për të arritur objektivin që ka skuadra.

Vllaznia3

Ai ka theksuar se do të kërkohen në disa pozicione që, sipas tij, janë të pambuluara me lojtarët e domosdoshëm. Madje, tekniku ka vënë theksin se nuk do të jetë e vështirë që të gjenden këta lojtarë, pa dhënë emra konkretë dhe ku do t’i gjejnë. Mirëpo, nga ana tjetër, tekniku ka thënë se edhe mund të ketë rrjedhje të lojtarëve aktualë të ekipit.

Vllaznia-lojteret

Prania në seancat stërvitore të kapitenit Gilman Lika apo edhe Arsid Tafilit duket se kanë ngrohur disi atmosferën e vakët, ku me përjashtim të Gocajt, Markut, Krymit, Bardullës e Hajdarit, pjesa tjetër janë totalisht djem të rinj. Megjithatë, nëse tekniku ka theksuar se mund të ketë firo të tjera, këto mund të jenë njëri prej këtyre emrave. Janë pikërisht këta lojtarë që presin të ulen në bisedime me drejtuesit e klubit për të diskutuar për të ardhmen.

Dje skuadra ka zhvilluar seancën e dytë stërvitore. Ndryshe nga një ditë më parë, me ekipin janë bashkuar edhe disa lojtarë të tjerë shkodranë që kanë luajtur me ekipe të tjera në Superiore dhe në Kategorinë e Parë. Me ekipin dje janë bashkuar Borshi, Beci, Rahova, Palushani edhe disa lojtarë të rinj. Por, nuk dihet nëse këta do të jenë pjesë e ekipit.

SULMI

Nga një vëzhgim i shpejtë i emrave të lojtarëve, konstaton se problemi i portës duket i zgjidhur me Sherrin, Selimajn dhe Vjerdhën. Edhe mbrojtja nuk është keq me Gocan në krye, Gurishtën, Pjeshkën që në fakt ka një dëmtim në këto momente, me Markun, Ruqin, Kukën apo edhe Balajn, të cilit mësohet se i është çuar një ftesë të jetë në skuadër.

Vllaznia

Por, edhe lojtarët e rinj që do t’i bashkohen ekipit. Në mesfushë ndërkohë ka më shumë emra, madje të rëndësishëm si Lika, Tafili, Bardulla, Krymi apo Hajdari. Pa përmendur këtu Dycën me shokë. Një shqetësim më i madh është reparti i sulmit. Pjesë e tij aktualisht janë i riu Pusi që ka luajtur për pak minuta në sezonin e shkuar dhe Mehmedaj.

Me këto dy futbollistë nuk ka shumë garanci se zgjidhet problemi i golit dhe për këtë arsye patjetër që duhet ndonjë përforcim. Vetë trajneri është shprehur se ka marrë garanci nga drejtuesit për të ndërhyrë në merkato dhe prandaj pritet të këtë afrime.

Admir Uruçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"