Probleme me zemrën pas infektimit, ylli i Arsenalit nuk lejohet të luajë në Kupën e Afrikës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2022 | 20:35

Probleme me zemrën pas infektimit, ylli i Arsenalit nuk lejohet të luajë në Kupën e Afrikës

Futbollistët profesionistë nuk janë imunë ndaj COVID dhe për më tepër, nuk janë imunë edhe ndaj pasojave të rënda që mund të sjellë infektimi. Alfonso Devis i Bajern Mynih është raportuar sot se ka probleme me zemrën pas infektimit të fundit dhe duket se një fat të ngjashëm kanë edhe tre lojtarë të tjerë me ngjyrë të cilët i ishin bashkuar Gabonit për pjesëmarrjen në Kupën e Afrikës.

aubamejang arsenal

Para sfidës së Gabonit me Ganën në fazën në grupe të turneut, Federata e Gabonit bëri të ditur se ylli i Arsenalit, Pierr Emerik Aubamejang, por edhe lojtarët Aksel Meje dhe  Mario Lemina, nuk do të luanin në këtë sfidë.

“Sipas komisionit mjekësor të Federatës, këta lojtarë nuk mund të marrin pjesë në ndeshje për shkak të problemeve që kanë lidhje me COVID pas infektimit. Testimet e tyre kanë prezantuar lëndime kardiake”, shkruhej në njoftimin për shtyp që dekretonte problemet e futbollistëve, duke shpjeguar se pse nuk ishte rrezikuar me praninë e tyre në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"