Probleme me testin e koronavirusit tek Real Madrid, lojtari brazilian duhet ta bëjë sërish

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2020 | 14:06

Probleme me testin e koronavirusit tek Real Madrid, lojtari brazilian duhet ta bëjë sërish

Zinedin Zidan ka zbuluar se ka pasur një problem me testin për koronavirusin e bërë nga Vinisius, dhe se braziliani do duhet ta bëjë testin sërish. Trajneri i Real Madrid e zbuloi këtë kur u pyet për rastin e Luka Joviç, i cili është izoluar në shtëpi pasi kishte pasur kontakt me një mikun e tij që kishte qenë pozitiv me virusin.

vinicius

Në konferencën për shtyp Zidan u shpreh: “Doktorët na informuan se testi kishte shkuar keq dhe se duhej ta ribënim. Ndonjëherë gabimet ndodhin. Kur një gjë e tillë ndodh lojtari nuk mund të stërvitet.

Ne do ti kemi përgjigjet e testit këtë pasdite”, përfundoi Zidan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"