Probleme me shpatullën, ylli i Tiranës rrezikon derbin ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2020 | 11:08

Probleme me shpatullën, ylli i Tiranës rrezikon derbin ndaj Partizanit

Elton Kale frikëson Tiranën. Edhe pse me shumë mundësi do të jetë në fushën e lojës në derbin me Partizanin, lojtari dje nuk u stërvit fare duke qenë pushim. Shkaku ishte shpatulla. Lojtari ka luajtur me dhimbje ndaj Kukësit dhe vazhdonte të kishte sërish shqetësime edhe dje.

KALE

Në këto kushte, stafi e ka lënë pushim brazilianin, që të riaftësohet. Kale nuk rrezikon derbin, ndërkohë që shpatulla e tij është kthyer në dëmtim kronik, por asnjëherë nuk e ka penguar që të luajë sfidat me maksimumin e tij. Veç Kalesë, nuk u stërvitën dje Çelhaka që kishte një problem në kofshë dhe Uinful Kobina edhe ky me arsye.

PËRGATITJET – Lojtarët që luajtën titullarë në sfidën me Kukësin zhvilluan stërvitje të diferencuar. Pjesa e lojtarëve dhe e atyre që u aktivizuan nga stoli kanë punuar pa problem së bashku me trajnerin Emanuel Egbo dhe ndihmësit e tij. Veç ushtrimeve fizike është punuar edhe nga ana taktike, me skuadrën që duhet të marrë medoemos pikë në sfidën me Partizanin.

TIRANA

FORMACIONI – Tiranës i rikthehet në derbi dyshja Albi Doka dhe Idriz Batha. Emanuel Egboja do të luajë me formacionin tip, ku në portë do të jetë Lika, më pas Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Kale, Kobina, Torasa dhe Majkëll Ngoja.

Të gjithë te bardheblutë janë të bindur që Tirana mund t’ia dalë e të fitojë edhe derbin e tretë këtë sezon, ndonëse skuadrat kanë 17 pikë diferencë. Nëse sezonin e shkuar ishte Tirana poshtë në renditje, këtë sezon është Partizani jashtë Europës.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"